nga shtatori i vitit 2018 deri në shkurt 2019, u zhvillua Programi i Edukimit Mjedisor “Junior Ranger – shpresë për të ardhmen”, me 25 nxënës të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Ibrahim Muça” në Librazhd.
Programi, nëpërmjet aktiviteteve të zhvilluara në PK “Shebenik-Jabllanicë”, synonte ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e vlerave natyrore, sociale dhe ekonomike të zonave të mbrojtura si dhe për forcimin e partneritetit me komunitetet lokalë për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.