Në kuadrin e 31 Korrikut, Ditës Botërore të Renxherave, me mbështetjen e projektit NaturAL dhe AKZM, Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë organizoi në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, takimin e parë vjetor të Renxherave, të zonave të mbrojtura.
Në data 6-9 nëntor 2018, në Budva të Malit të Zi, u organizua Konferenca e IV Ndërkombëtare, e Parqeve Dinarikë-Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Dinarideve - “Njerëzit dhe Zonat e Mbrojtura”, ku u mblodhën së bashku mbi 150 pjesëmarrës nga tetë vende të rajonit, ndërmjet të cilëve edhe përfaqsues të SHKPSH dhe të AdZM-ve Berat, Dibër, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë.
Përmes diskutimeve, prezantimeve dhe workshop-eve, u shkëmbyen përvojat në forcimin e bashkëpunimit midis zonave të mbrojtura dhe komuniteteve lokale, i cili është një nga gurët e themelit për administrimin e mirë të burimeve natyrore.
Duke u konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, pjesëmarrësit ranë dakord që Parqet Dinaridë të qëndrojnë të përkushtuar, për përfshirjen e përfaqësuesve të komuniteteve lokale në planifikimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, në mënyrë që të rrisin përfitimet ekonomike, sociale dhe kulturore.
Vlerësimi i Efektivitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Prespë 2014-2024, nëpërmjet përdorimit të Instrumentit të Gjurmimit të Efektivitetit të Menaxhimit (METT), ishte aktiviteti i radhës, i organizuar me Grupin Këshillimor Rajonal, i përbërë nga përfaqsues të komunitetit dhe biznesit lokal, të Stacionit të Policisë Kufitare Pustec dhe të Shkollës së Mesme të Bashkuar Liqenas dhe me pjesëmarrjen e AdZM Korçë.
Nëpërmjet kësaj analize u evidentuan arritjet e deritanishme si dhe masat/veprimet që nuk ka qënë e mundur të realizohen, së bashku me arsyet apo shkaqet që kanë ndikuar në mos realizimin e tyre.
Takimi me Prefektin e Qarkut Korçë, z. Dhori Spirollari, Zv/kryetarin e Bashkisë Pustec, z. Jani Nikolla, specialistë të Prefekturës dhe drejtorin e AdZM Korçë, z. Mihallaq Qirjo. Nga grupi i punës u prezantuan objektivat e vlerësimit afatmesëm të Planit të Menaxhimit si dhe një përmbledhje e arritjeve të deritanishme dhe e problemeve të identifikuara, gjatë takimit të parë të datës 22 korrik, me stafin e AdZM Korçë, për zbatimin afatmesëm të Planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar “Prespë“.
Takimi i dytë u organizua në P.K. “Prespë“, ku morrën pjesë përfaqsues të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, të Shoqatës së Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, të Shoqatës “Prespa Marketing” dhe të kultivuesve dhe tregtuesve të prodhimeve të dyta, si grupe interesi, si dhe përfaqsues të AdZM Korçë. Gjatë takimit u diskutua mbi masat e përfshira në Planin e Menaxhimit të P.K. “Prespë“, që lidhen me veprimtarinë e këtyre grupeve të interesit, problemet dhe vështirësitë e hasura si dhe u shkëmbyen mendime për hapat e nevojshëm që duhen ndërmarrë, për realizimin e tyre në vijim, deri në vitin 2024.
Përfaqësues të Shoqatës së Parqeve Kombëtarë të Shqipërisë, morën pjesë në Takimin e renxherave Portugezë, gtë organizuar në Quinta do Pisão - Alcabideche - Cascais.
Takimi u përqëndrua në arritjet e renxherave si dhe hapat e mëtejshëm për të ardhmen, për të bashkuar përpjekjet dhe për të fuqizuar ndikimin e renxherave në botë. Çdo shoqatë prezantoi gjithashtu planet për vitin e ardhshëm deri në takimin tjetër, si dhe organizimin e Ditës Botërore të Rangerave, 2018.
SHKPSH bëri një prezantim në lidhje me punën e saj, në mbështetje të renxherave shqiptarë, për fuqizimin e rolit të tyre si dhe për planet në të ardhmen.
Në takimin me partnerët binjakëzues zviceranë, u diskutua për krijimin e shkollës së Rangerave në Shqipëri dhe fillimin e programit Junior Ranger. Gjithashtu u parashtruan detajet, për diskutimin e ardhshëm të muajit mars, në takimin e Zvicrës.
Shoqata Daneze e Renxherave dhe Federata Europiane e Renxherave, në datat 28 shkurt deri më 3 mars 2019, organizuan në Frederikshavn të Danimarkës seminarin mbi binjakëzimin ndërmjet shoqatave të renxhersave, të vendeve të ndryshme, në të cilin morrën pjesë edhe përfaqsues të Shoqatës Kombëtare të Parqeve të Shqipërsië.
Synimi i këtij takimi ishte krijimi i miqësisë ndërmjet shoqatave dhe arritja e marrëveshjeve të binjakëzimit, për të njohur natyrat e vendeve tona dhe për të kuptuar punët dhe sfidat e përditshme, me të cilat përballen renxhersat në Evropë.
Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë, në mars 2018, ka nënshkruar me Shoqatën e Renxhersave Zviceranë marrëveshjen e binjakëzimit dhe për jetësimin e saj, në këtë takim janë diskutuar disa çështje që lidhen me trajnimin e renxherave shqiptarë, mbi bazën e eksperiencës së renxherave zviceranë, projektet e mundshëm për periudhën afatshkurtër dhe atë afatgjatë, krijimin e Shkollës së Renxhersave, programin Junior Ranger, etj.
Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë, e mbështetur nga Projekti i Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespa, po vazhdon procesin e vlerësimit afatmesëm të ecurisë së zbatimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar "Prespë", 2014-2024.
Në këtë kuadër, sot në Korçë u bë analiza e efektivitetit të menaxhimit të PK "Prespë", nëpërmjet Instrumentit për Gjurmimin e Efektivitetit të Menaxhimit të zonave të mbrojtura (METT), me pjesëmarrjen e AdZM Korçë dhe të Grupit Këshillimor Rajonal, i përbërë nga përfaqsues të komunitetit dhe biznesit lokal, të Stacionit të Policisë Kufitare Pustec dhe të Shkollës së Mesme të Bashkuar Liqenas. Të pranishëm ishin edhe përfaqsuesit e Projektit të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespa.
Nëpërmjet kësaj analize u evidentuan arritjet e deritanishme si dhe masat/veprimet që nuk ka qënë e mundur të realizohen, sa dhe si duhej, së bashku me arsyet apo shkaqet që kanë ndikuar në mos realizimin e tyre.
Mbi bazën e këtij vlerësimi, do të përcaktohen edhe masat/veprimet e nevojëshme, që do të rekomandohen për zbatim, për periudhën e mbetur deri në vitin 2024, si dhe do të formulohen orientimet kryesore, për planin e ardhshëm të menaxhimit.
Me rastin e dhjetë vjetorit të krijimit të Shoqatës së Ragerave të Zvicrës, në takimin e zhvilluar për këtë qëllim, në data 2-4 mars, morrën pjesë edhe përfaqsues të SHKPSH. Në kuadër të punës për binjakëzimin e shoqatave tona, u bë edhe një prezantim mbi zonat e mbrojtura në Shqipëri, si dhe një panoramë të punës së renxherave në vendin tonë.
Ndërmjet të dy shoqatave u nënshkrua marrëveshja e binjakëzimit dhe u diskutua konkretisht për bashkëpunimin e mëtejshëm, duke vënë theksin në projekte të përbashkët, bazuar në idetë e dakordësuara më parë.
Në mbledhjen e Sesionit të XII të Bordit Drejtues të OJF Parqet Dinarikë, të zhvilluar në Parkun Kombëtar “Mavrovo”, morrën pjesë përfaqsues të SHKPSH dhe AdZM Librazhd.
Në këtë mbledhje u diskutuan e dhe u miratuan disa çështje, që kishin të bënin me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të Statutit të Parqeve Dinarkë, projekt-marrëveshjen për punën e Presidentit të Organizatës, vendimin për zgjedhjen e Presidentit të Organizatës dhe antarëve të Këshillit të Ekspertëve, etj.