Në data 6-9 nëntor 2018, në Budva të Malit të Zi, u organizua Konferenca e IV Ndërkombëtare, e Parqeve Dinarikë-Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Dinarideve - “Njerëzit dhe Zonat e Mbrojtura”, ku u mblodhën së bashku mbi 150 pjesëmarrës nga tetë vende të rajonit, ndërmjet të cilëve edhe përfaqsues të SHKPSH dhe të AdZM-ve Berat, Dibër, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë.
Përmes diskutimeve, prezantimeve dhe workshop-eve, u shkëmbyen përvojat në forcimin e bashkëpunimit midis zonave të mbrojtura dhe komuniteteve lokale, i cili është një nga gurët e themelit për administrimin e mirë të burimeve natyrore.
Duke u konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin, pjesëmarrësit ranë dakord që Parqet Dinaridë të qëndrojnë të përkushtuar, për përfshirjen e përfaqësuesve të komuniteteve lokale në planifikimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, në mënyrë që të rrisin përfitimet ekonomike, sociale dhe kulturore.