RRETH NESH
Organet drejtuese janë Mbledhja e Përgjithshme, Bordi Drejues, Kryetari dhe Sekretari i Bordit. Bordi Drejtues, i përbërë nga 5 antarë, është zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme. Organi më i lartë vendimmarrës i organizatës është Mbledhja e Përgjithshme, ndërsa anëtarët e Bordi Drejtues, Kryetari dhe Sekretari, janë organet ekzekutivë të saj. Në veprimtarinë e përditëshme, organizata drejtohet nga Kryetari, i cili përfaqson personin juridik. Menjëherë pas krijimit, organizata u bë pjesë e Rrjetit të Zonave të Mbrojtura të Dinarideve ("Parks Dinarides – network of protected areas of Dinarides"), organizatë e themeluar në fund të dhjetorit 2014, me seli në Podgoricë (Mali i Zi), ku bëjnë pjesë 95 zona të mbrojtura nga Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Sllovenia dhe Sërbia. Në qershor 2017, SHKPSH u pranua antare e rregullt e Federatës Europiane të Renxherave (European Ranger Federation), ku bëjnë pjesë 22 organizata me statusin antarë të rregullt, ndërsa në gusht 2017, u pranua antare e rregullt e Federatës Ndërkombëtare të Renxherave (International Ranger Federation), me pjesëmarrjen e më shumë se 90 oraganizatave nga vende të ndryshëm, të botës.
KUSH JEMI NE?
Krijuar për të MBROJTUR DHE ZHVILLUAR PARQET KOMBËTARE
“Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë“ (SHKPSH), e themeluar fillimisht me emërtimin “Parqet Shqiptare”, me vendimin nr. 4043, datë 23.12.2014, është riorganizuar në vitin 2017. dhe është një organizatë jo qeveritare dhe jo fitim prurëse, e regjistruar si e tillë nga Gjykata e Tiranës me vendimin nr. 5599, datë 16.5.2017.
- mbështetjen e mirëmenaxhimit dhe zhvillimit të zonave të mbrojtura, për arritjen e objektivave të përcaktuar në dokumentat zyrtarë dhe nga detyrimet që rrjedhin nga protokollet dhe konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti shqiptar, nëpërmjet iniciativave, veprimtarive dhe projekteve të ndryshëm;
- promovimin e vlerave dhe të praktikave më të mira për menaxhimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, në dobi të zhvillimit të zonave rurale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve, nëpërmjet veprimtarive që mundësojnë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe që promovonë vlerat kulturore e historike, në kuadër të zhvillimit lokal dhe rajonal;
- forcimin e bashkëpunimin me organizata të tjera partnere të vendit dhe të huaja, në interes të qëllimit të saj;
- ofrimin e asistencës dhe këshillimit, në sektorët publikë dhe privatë për përmirësimin dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit për ruajtjen dhe mbrojtjen e natyrës, veçanërisht për atë të zonave të mbrojtura;
- mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të specialistëve të zonave të mbrojtura, nxitjen dhe mbështetjen e rritjes së nivelit profesional dhe etik të tyre, nëpërmjet trajnimeve si dhe shkëmbimit të eksperiencave me organizatat partnere, të vendeve të tjerë;
- kontributin për ndërtimin e kapaciteteve, për edukimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor të të gjithë grupmoshave;
- promovimin jashtë vendit, të vlerave natyrore të zonave të mbrojtura, si dhe të traditave kulturore të komuniteteve lokale që jetojnë në to;
- pjesëmarrjen në projekte rajonale dhe europiane, me interes për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura;
-
ekpsertizë për problemet mjedisore, të biodiversitetit, dokumentat strategjikë dhe legjislacionit;
-
studime dhe projekte për menaxhimin dhe zhvillimin e zonave të mbrojtura, për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversiteti, mbrojtjen dhe zhvillimin e florës dhe faunës së egër;
-
projekte për mbarështrimin e pyjeve dhe kullotave në zonat e mbrojtura, për punime të ndryshme në zonat e mbrojtura, për mbrojtjen nga sëmundjet, dëmtuesit dhe zjarret;
-
ekspertizë për zgjerimin dhe përmirësimin e administrimit të rrjetit të zonave të mbrojtura të vendit, nëpërmjet një qasje gjithëpërfshirëse për ruajtjen e natyrës, peisazhit dhe të biodiversitetit të vendit;