
Në vitin 2019, u punua për hartimin e projektit “Studimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri”.
Studimi, në funksion të përmirësimit dhe konsolidimit të menaxhimit të rrjetit të zonave të mbrojtura, jep një panoramë të qartë të gjendjes dhe shtrirjes hapësinore të këtij rrjeti, duke shtruar qartë nevojat për përditësim të kufijve dhe të përdorimit të territorit, si dhe mundësoi një vlerësim dhe analizë të thelluar të biodiversitetit, nëpërmjet së cilës janë evidentuar mangësi të mëdha në njohjen e habitateve dhe llojeve të rëndësishëm, që hasen brenda zonave të mbrojtura.
Gjithashtu studimi kontribuoi në grumbullimin e të dhënave dhe hartimin e pasaportës të secilës zonë të mbrojtur, ç’ka lehtëson shkëmbimin e vazhdueshëm të informacionit mbi zonat e mbrojtura në Shqipëri, në përshtatje me standardet ndërkombëtare, duke shfrytëzuar të njëjtat përparësi teknologjike që përdorin vendet e tjerë.