gjatë vitit 2018 u zhvillua projekti me titull “Hartimi i akteve nënligjorë, në zbatim të ligjit të ri të zonave të mbrojtura”, ligj i miratuar në muajin maj 2017.
Për zbatimin e ligjit u hartuan 12 projekt-vendime të Këshillit të Ministrave, 5 projekt-udhëzime dhe 1 projekt-urdhër, të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit
Në kuadër të Projektit Natural “Forcimi i kapaciteteve kombëtare në mbrojtjen e natyrës – përgatitja për Rrjetin Natyra 2000”, gjatë vitit 2018 u punua për:
- hartimin e udhëzuesit për planet e mbarështrimit të pyjeve dhe kullotave në zonat e mbrojtura;
- hartimin e 3 planeve pilot, të mbarështrimit të pyjeve dhe kullotave në parqet kombëtarë “Bredhi i Hotovës – Dangëlli” në Përmet, “Mali i Tomorrit” në Berat dhe “Shebenik-Jabllanicë“ në Librazhd;
- trajnimin e stafeve të AdZM-ve, për mbarështrimin e pyjeve dhe kullotave, në zonat e mbrojtura.