AKTIVITETE

Qëndroni të informuar me aktivitetet e Shkpsh

Seminar mbi binjakëzimin ndërmjet shoqatave të renxhersave

Danimarkë, 28 shkurt-3 mars 2019

Shoqata Daneze e Renxherave dhe Federata Europiane e Renxherave, në datat  28 shkurt deri më 3 mars 2019, organizuan në Frederikshavn të Danimarkës seminarin mbi binjakëzimin ndërmjet shoqatave të renxhersave, të vendeve të ndryshme, në të cilin morrën pjesë edhe përfaqsues të Shoqatës Kombëtare të Parqeve të Shqipërsië.

Synimi i këtij takimi ishte krijimi i miqësisë ndërmjet shoqatave dhe arritja e marrëveshjeve të binjakëzimit, për të njohur natyrat e vendeve tona dhe për të kuptuar punët dhe sfidat e përditshme, me të cilat përballen renxhersat në Evropë.

Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë, në mars 2018, ka nënshkruar me Shoqatën e Renxhersave Zviceranë marrëveshjen e binjakëzimit dhe për jetësimin e saj, në këtë takim janë diskutuar disa çështje që lidhen me trajnimin e renxherave shqiptarë, mbi bazën e eksperiencës së renxherave zviceranë, projektet e mundshëm për periudhën afatshkurtër dhe atë afatgjatë, krijimin e Shkollës së Renxhersave, programin Junior Ranger, etj.

logo-small.png
Rr. “Islam ALLA”, Pallati i Verdhë, Kati I
Tiranë, Albania 

Na ndiqni

Abonohu për të rejat e fundit

Copyright © 2025 SHKPSH.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara: www.albmedtech.com

Search

+880 322448500 Beverly Boulevard Los Angeles