AKTIVITETE

Qëndroni të informuar me aktivitetet e Shkpsh

Analiza e efektivitetit të menaxhimit të PK "Prespë",

Shoqata Kombëtare e Parqeve të Shqipërisë, e mbështetur nga Projekti i Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespa, po vazhdon procesin e vlerësimit afatmesëm të ecurisë së zbatimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar "Prespë", 2014-2024.
Në këtë kuadër, sot në Korçë u bë analiza e efektivitetit të menaxhimit të PK "Prespë", nëpërmjet Instrumentit për Gjurmimin e Efektivitetit të Menaxhimit të zonave të mbrojtura (METT), me pjesëmarrjen e AdZM Korçë dhe të Grupit Këshillimor Rajonal, i përbërë nga përfaqsues të komunitetit dhe biznesit lokal, të Stacionit të Policisë Kufitare Pustec dhe të Shkollës së Mesme të Bashkuar Liqenas. Të pranishëm ishin edhe përfaqsuesit e Projektit të Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Prespa.
Nëpërmjet kësaj analize u evidentuan arritjet e deritanishme si dhe masat/veprimet që nuk ka qënë e mundur të realizohen, sa dhe si duhej, së bashku me arsyet apo shkaqet që kanë ndikuar në mos realizimin e tyre.
Mbi bazën e këtij vlerësimi, do të përcaktohen edhe masat/veprimet e nevojëshme, që do të rekomandohen për zbatim, për periudhën e mbetur deri në vitin 2024, si dhe do të formulohen orientimet kryesore, për planin e ardhshëm të menaxhimit.
 
logo-small.png
Rr. “Islam ALLA”, Pallati i Verdhë, Kati I
Tiranë, Albania 

Na ndiqni

Abonohu për të rejat e fundit

Copyright © 2025 SHKPSH.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara: www.albmedtech.com

Search

+880 322448500 Beverly Boulevard Los Angeles