Për herë të parë kjo ditë u organizua në vitin 2007, në kuadrin e 15 vjetorit të themelimit të Federatës Ndërkombëtare të Renxherave (FNR) dhe përkujtohet çdo vit nga Shoqatat e Federatës Ndërkombëtare të Renxherave, Fondacioni “The Thin Green Line”, organizata, shkolla dhe individë, që mbështesin punën e Renxherave dhe të Federatës, në mbarë botën.
Në këtë ditë përkujtohen Renxherat e vrarë ose të plagosur në krye të detyrës si dhe sillet në vëmëndjen e opinionit të gjerë puna shumë e vështirë, që Renxherat bëjnë për të mbrojtur thesaret natyrore dhe kulturore të botës.